Është arrestuar një 33-vjeçar në Babrru të Shqipërisë, pasi i njëjti dyshohet se ka therur me thikë një 20-vjeçar dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
Sipas njoftimit të policisë, 20-vjeçari gjendet jashtë rrezikut për jetë, shkruan Abcnews.al.
“Si rezultat i kontrolleve të pandërprera u bë kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar shtetasit I. M., 33 vjeç. 33-vjeçari, gjatë një konflikti për motive të dobëta, në Kodër Kuqe, ka goditur me mjet prerës shtetasin A. C., i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën” thuhet në njoftimin e policisë së Shqipërisë.