Gjatë 24 orëve të fundit, në Shqipëri janë shënuar 42 raste të reja me COVID-19, si dhe nuk ka vdekur asnjë person, që ishte i prekur me këtë virus.
Po ashtu janë shëruar edhe 89 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 268,359 që nga fillimi i pandemisë.
Numri total i të prekurve me koronavirus ka arritur në 272,663, kurse i të vdekurve është 3,485 persona./Gazeta Enigma/