Gjykata e Posaçme ka shpallur vendimet për dënimin e të akuzuarve si pjesë e grupit kriminal që ka realizuar grabitjen në Rinas në prill të vitit 2019.
“Klement Çala: 20 vjet burgim, Eldi Çala: 17 vjet burgim, Oltian Veseli: 17 vjet burgim, Renaldo Sula: 17 vjet burgim, Saimir Çela: 17 vjet burgim, Elton Pikli: 17 vjet burgim, Alkond Bengasi: 17 vjet burg”, janë dënimet që u dhanë për shtatë autorë.
Sipas gjykatës, të gjithë duhet ta vuajnë dënimin në një burg të sigurisë së lartë.
Për këtë grabitje, ku u morën miliona euro në pistën e aeroportit në prill 2019, akuzohet si pjesëmarrës dhe i shumëkërkuari i drejtësisë, Talo Çela.
Çela po gjykohet i veçuar nga të bashkëpandehurit e dosjes, pasi për një vit procesi ndaj tij ishte i pezulluar. Më parë, Çela ka pretenduar se nuk ka qenë i pranishëm për shkak të një problemi shëndetësor.
Për këtë grabitje u akuzua si organizator dhe kreu i grupit kriminal edhe Admir Murataj, i cili ndërroi jetë gjatë ndjekjes së grupit nga policia. Gjithashtu, ishte arrestuar dhe i akuzuar edhe Ragip Hajdini, i njohur si “daja nga Kosova”, por çështja ndaj tij u pushua pasi ndërroi jetë./a2news/.