Shqipëri: Kapet në flagrancë 48-vjeçari, tentoi të kontrabandonte dhjetëra steka cigaresh

Shqipëri: Kapet në flagrancë 48-vjeçari, tentoi të kontrabandonte dhjetëra steka cigaresh

Policia në Shqipëri, në pikën kufitare Kapshticë, gjatë kontrollit të një veture me ngasës 48-vjeçarin me inicialet S. L. u konstatuan të fshehura 32 steka me cigare dhe disa produkte ushqimore, të cilat shtetasi tentonte t’i fuste në Shqipëri pa i deklaruar, në kundërshtim me ligjin.

Me këtë rast, i dyshuari u arrestua në flagrancë për veprën penale “Kontrabandë me mallra që paguajnë akcizë”.

Mallrat e konstatuara u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, njoftojnë nga Policia e Shtetit përmes një postimi në Facebook.

Related Articles