Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë këtë të hënë ka njoftuar se katër persona kanë vdekur gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e koronavirusit, raporton Gazeta ‘Enigma’.
Derisa nga 3 mijë e 30 testime kanë rezultuar 522 raste të pozitive me COVID-19.
Ndërsa 2 mijë e 259 persona janë shëruar nga virusi vdekjeprurës dhe janë rreth 19 mijë raste aktive.
Kurse nga fillimi i pandemisë janë kryer 1 milion e 665 mijë e 947 testime, nga të cilat 258 mijë e 543 rezultuan pozitive dhe 3 mijë e 346 persona vdiqën. /Gazeta Enigma/