Shqipëri: Në 24 orët e fundit 139 raste të reja dhe 5 të vdekur nga COVID-19

Shqipëri: Në 24 orët e fundit 139 raste të reja dhe 5 të vdekur nga COVID-19

Rastet e reja kanë dalë nga 3457 testime të kryera në 24 orët e fundit, ku vlersohet se situata e COVID-19 në Shqipëri vijon të mos jetë alarmante, pasi numri i rasteve pozitive që kanë rezultuar gjatë 24 orëve të fundit është 139. Pesë persona kanë humbur jetën nga ky virus.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 738 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 105,016 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 154 pacientë, 12 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale kujton qytetarët që të mos ulin vigjilencën, ndërsa në vend vijon procesi i vaksinimit.

Statistika (24 Prill 2021)

Raste të reja ditore        139

Të shëruar në 24 orë      738

Të shtruar në spitale      154

Humbje jete në 24 orë   5

Testime ditore                3457

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   17561

Fier      1983

Durrës  770

Shkodër      694

Gjirokastër   485

Korçë    567

Vlorë    325

Kukës     227

Dibër    177

Elbasan   123

Berat       76

Lezhë     33

Related Articles