Shqipëri: Numërohen 90 për qind e votave, këto janë rezultatet e kandidatëve të Vetëvendosjes

Shqipëri: Numërohen 90 për qind e votave, këto janë rezultatet e kandidatëve të Vetëvendosjes

Janë numëruar mbi 90 për qind e vendvotimeve në Shqipëri nga ku rezulton se Partia Socialiste vazhdon të prin me numrin e votave para Partisë Demokrate.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri më tani PS ka 73 deputetë nga gjithsej 140 sa ka Kuvendi i Shqipërisë.

PD ka 59 deputetë, ndjekur nga Lëvizja Socialiste për Integrim me 5 mandate dhe Partia Socialdemokrate me 3 deputetë.

Në zgjedhjet e së dielës kanë qenë edhe tre kandidatë të Lëvizjes Vetëvendosjes, Boiken Abazi, Iljaz Shehu dhe Kreshnik Merxhani.

Këta kandidatë kanë marr në total 2,731 vota.

Boiken Abazi që ka kandiduar në Tiranë ka marr 2,183 vota, ndjekur nga Iljaz Shehu i cili ka kandiduar për Qarkun e Lezhës ka marr 400 vota, ndërsa Kreshnik Merxhani nga Qarku i Gjirokastrës ka marr 148 vota.

Related Articles