Shqipëri: Rritja e çmimit të naftës, shoqatat e transportit publik paralajmërojnë ndërprerje shërbimi

Shqipëri: Rritja e çmimit të naftës, shoqatat e transportit publik paralajmërojnë ndërprerje shërbimi

Shoqatat e transportit publik paralajmërojnë se për shkak të rritjes së kostove nga shtrenjtimi i çmimit të karburantit dhe mungesës së reagimit institucional për dhënie kompensimi, nga java e ardhshme rrezikohet ndërprerja e shërbimit për rreth 450 linja të sektorit.

Shoqata e Transportit Qytetas dhe Shoqata e Transportit Urban dhe Interurban i janë drejtuar ditën e sotme me një tjetër letër ministrave të Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, dhe ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, duke i kërkuar ndërhyrje urgjente për dhënie të kompensimit.

Në mungesë të reagimit institucional, ku prej ministrive pas takimit të mbajtur më 1 Prill u premtua për një tjetër takim që ende nuk është zhvilluar, operatorët thonë se nuk do të mund të përballojnë vazhdimin e aktivitetit, shkruan A2.

“Në mungesë të një ndërhyrjeje të shpejtë dhe konkrete nga ana e institucioneve përgjegjëse, operatorët nuk do të kenë mundësi financiare për të përballuar vazhdimin normal të aktivitetit nga java e ardhme. Për rrjedhojë nese institucionet nuk reagojnë, siç e theksuam edhe më lart, nga java e ardhshme do të vihet seriozisht në rrezik vijimësia e shërbimit publik për qytetarët”, lexohet në deklaratën e shoqatave të transportit publik. 

Related Articles