Shqipëri: Sekuestrohet municion luftarak dhe tritol, në pranga 35-vjeçari

Shqipëri: Sekuestrohet municion luftarak dhe tritol, në pranga 35-vjeçari

Policia e Vlorës ka sekuestruar sot municion luftarak dhe tritol, duke goditur një rast të mbajtjes pa leje të municionit luftarak dhe lëndëve plasëse. Gjatë aksionit, u arrestua në flagrance poseduesi i tyre, A. C., 35 vjeç.

“Në vijim të goditjeve të pandërprera ndaj veprimtarive kriminale, si dhe mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë goditën një rast të mbajtjes pa leje të municionit luftarak dhe lëndëve plasëse. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit A. C., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 158 fishekë luftarakë dhe 1 kallëp lënde plasëse, të dyshuar si tritol. Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasi A. C., 35 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, tha policia, njofton A2.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Related Articles