Një zjarr i cili kaloi keshtën e Malit të Gjerë, gjatë natës ka qenë duke zbritur në drejtim të Gjirokastrës.
Për të shuar zjarrin, rreth orës 4:15, nisi operacioni i zjarrfikësve për shuarjen e vatrave të zjarrit që ndodhen në shpatin e Malit të Gjerë.
Për shuarjen e zjarrit janë angazhuar 11 forca të efektivit zjarrfikës Gjirokastër, 34 forca vullnetare të bashkisë Gjirokastër dhe 50 forca të ushtrisë.
Ky operacion po mbikëqyret nga Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit të Zjarrfikësve Arben Cara, raporton Top Channel.