Shqipëri: Theret me thikë një 15-vjeçar

Shqipëri: Theret me thikë një 15-vjeçar

Një 15-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë në fshatin Sheqeras të Maliqit.

Sipas Euronews.al, një 14 vjeçar ka goditur me thikë të miturin, duke e lënë të plagosur në pjesën e krahut e të barkut ndërsa po merr mjekim më të specializuar në spitalin rajonal të Korçës.

Pas konfliktit, 14-vjeçari është kthyer në shtëpi dhe ka fshehur thikën, e cila është gjetur nga policia e Maliqit.

Burime bëjnë me dije se i dyshuari është shprehur para forcave blu se është zënë edhe herë të tjera me 15-vjeçarin, për shkak të një sherri në rrjetet sociale.

Sakaq, Top Channel bën të ditur se i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

Related Articles