Shqipëria dhe Serbia e fitojnë të drejtën e organizimit të Evropianit U-21

Shqipëria dhe Serbia e fitojnë të drejtën e organizimit të Evropianit U-21

Shqipëria dhe Serbia do ta organizojnë Kampionatin Evropian të Futbollit për moshat U-21.

Kjo u vendos në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s.

Pra, gjithçka u konfirmua sot nga shtëpia e futbollit evropian, me dy vendet që do ta organizojnë këtë eveniment në vitin 2027.

Në Shqipëri ndeshjet do të luhen në Tiranë, Shkodër, Durrës e Elbasan.

Evropiani U-21 do të hapet në stadiumin “Karadjordje” të Novi Sadit, ndërsa do të luhet edhe në Leskovc, Zajeçar dhe Loznicë.

E finalja do të luhet në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.

Shqipëria do t’i luajë ndeshjet në Shqipëri e Serbia në Serbi.

Vetëm nëse shkojnë eventualisht në finale, serbët do të luanin në Shqipëri.

Shqipëria, si organizatore, do ta fitojë të drejtën e kualifikimit direkt në këtë eveniment, i cili është kritikuar me të madhe nga shqiptarët anembanë botës shkaku i së kaluarës mes dy popujve. 

Related Articles