Shqipëria ka hapur zyrtarisht ambasadën e saj në Ukrainë.
Ernal Filo ambasador i Shqipërisë në Ukrainë, paraditen e të premtes bëri prezantimin e kopjeve të kredencialeve me zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Ukrainës, Yevhen Perebyinis, raporton Top Channel,
Ceremoninë kredenciale ambasadori Filo e komentoi si nisjen e një kapitulli te ri në karrierën e tij diplomatike, tashme si Ambasador i Shqipërisë në Ukrainë.
Shqipëria në Ukrainë ndër vite ishte prezente përmes një konsullate tashmë e shkatërruar prej sulmeve ruse.