Shqipëria i siguron 250 teste për lijën e majmunëve

Shqipëria i siguron 250 teste për lijën e majmunëve

Edhe pse nuk ka ende asnjë rast  të konfirmuar  me lijën e majmunit madje as të dyshuar, në Shqipëri janë siguruar 250  testet  e para që do të përdoren për  diagnostikimin e lisë së majmunit në laboratorin e Institutit të Shëndetit Publik.

“Do të kemi mundësi  që në këtë laborator, pa i çuar në laboratorët e referencës të mund të testojmë rastet e dyshuara dhe kontaktet e tyre”, tha Manastirliu.

Në muajin shtator pritet të mbërrijë një pajisje për laboratorin e Institutit të Shëndetit Publik i cili do të mundësojë sekuencimin e gjenit të virusit  si në rastin e COVID-it për të dalluar nëse pacienti është prekur nga Delta apo Omicron e cila nuk është bërë asnjë herë në laboratorin tonë.

Shqipëria mbetet një vend me risk të ulët për t’u infektuar me lijën e majmunit thonë ekspertët në Institutin e Shëndetit Publik,  ndërkohe që vendet europiane janë në alarm pasi janë konstatuar me shumë se 1,700 raste.

Për shkak të sezonit turistik ku  shtohet lëvizja e qytetarëve ekziston mundësia që edhe në  Shqipëri të ketë raste./Top Channel/

Related Articles