Shqipëria luan sonte ndaj Ukrainës, Sylvinho “kryqëzon gishtat” për vendin e parë

Shqipëria luan sonte ndaj Ukrainës, Sylvinho “kryqëzon gishtat” për vendin e parë

Kombëtarja shqiptare do të luajë ndoshta ndeshjen më të rëndësishme në Nations League. Mbrëmjen e sotme do të zbresë në fushën e “Air Albania”, ku do të presë Ukrainën, për të bërë mes tyre llogaritë për ndeshjen e fundit në grupitn B1.

Një duel shumë i rëndësishëm për Sylvinhon dhe “djemtë” e tij që do të kërkojnë fitoren për të shpresuar më pas te vendi i parë në grup ose tek “Play-Off” për të siguruar më pas edhe ngjitjen në Ligën A. Në fakt dueli me ukrainasit është si “jetë a vdekje” për ekipinn tonë, pasi në rastin më të keq, humbja do t’i rrëzonte në një ligë më poshtë.

Për këtë sfidë me shumë gjasa Sylvinho nhuk do të mund të llogaritë shërbimet e Jasir Asanit, pasi mëngjarashi në duelin ndaj Çekisë u dëmtua dhe la fushën e lojës në minutën e 30-të. Ndërkohë lajm i mirë për brazilianin është rikthimi i Mirilind Dakut nga pezullimi.

Related Articles