Shqipëria miraton legalizimin e kanabisit

Shqipëria miraton legalizimin e kanabisit

Ligji që shkaktoi debate, ai për legalizimin e kanabisit për qëllime mjekësore, nuk mori dot votat e gjysmës së parlamentit.

Megjithatë, ai u miratua me vetëm 69 vota pro. 3 deptuetë nga Partia Socialiste, Erjon Brace, Pandeli Majko dhe Fatmir Xhafaj abstenuan, duke e zbritur mbështetjen e këtij ligji nën shumicën ideale të 71 votave.

Por meqë një ligj i tillë miratohet me shumicë të thjeshtë të të pranishmëve në sallë, 69 votat ishin të mjaftueshme për ta miratuar. Po kaq vota mori edhe një ndryshim ligjor për Akademinë e Shkencave që i lejon Skënder Gjinushit një mandat të dytë në krye të institucionit, duke i hequr kufizimin e moshës 75 vjeç si pengesë.

Kuvendi i zgjati po ashtu mandatin edhe komisionit të reformës zgjedhore, edhe pse në 6 muajt e fundit ai nuk u mblodh kurrë. Grupi zyrtar demokrat e kundërshtoi këtë zgjatje, duke reflektuar kundërshtinë e Bardhit dhe grupit të Berishës, që Enkelejd Alibeaj të jetë bashkëkryetar i këtij komisioni që në shtator mund të riaktivizohet.

Related Articles