Shqipëria miraton vaksinën ruse Sputnik V për përdorim

Shqipëria miraton vaksinën ruse Sputnik V për përdorim

Vaksina ruse Sputnik V është aprovuar në 64 vende, me një popullsi totale prej rreth 3 miliardë.

Në shkurt, revista mjekësore The Lancet publikoi një analizë të përkohshme nga provat klinike e Fazës III të vaksinës ruse, duke treguar efikasitetin e saj prej 91.6 përqind kundër Covid-19.

Sputnik V ka aplikuar për aprovimin nga Agjencia Evropiane e Barnave dhe ekspertët e saj kanë qenë për kontrolle të dhënave në muajin prill.

“Fondi Rus i Investimeve Direkte, njofton miratimin e vaksinës Ruse Sputnik V kundër koronavirusit nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Republikës së Shqipërisë. Dërgesa e parë e vaksinës tashmë ka mbërritur në Shqipëri,” tha RDIF në një deklaratë

Në BE, vaksina e Sputnik V përdoret nga Hungaria dhe Sllovakia, ndërkohë që Austria, Gjermania dhe Italia, janë në pritje të miratimit nga EMA.

Teknologjia e përdorur dhe kushtet për ruajtjen dhe transportimin e saj e bën tejet të lehtë të transportimin e tyre.

Related Articles