Shqipëria në mot përvëlues, temperaturat arrijnë në 40 gradë celsius

Shqipëria në mot përvëlues, temperaturat arrijnë në 40 gradë celsius

Në Shqipëri po mban mot përvëlues.

Kjo sipas MeteoAlb, ku thuhet se temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 40 gradë Celsius.

Temperaturat minimale do të lëvizin deri në 13 gradë Celsius.

“Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë në vlerat e mëngjesit, por mesdita sjell rënie më 2 -3 gradë duke luhatur vlerat ditore nga 13 gradë Celsius vlera më e ulët deri në 40 gradë Celsius vlera më e lartë në rang territori. Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 35 km/h nga drejtimi veriperëndimor; për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim 1– 2 ballë”.

Related Articles