Shqipëria nuk gjen qetësi: Gjenden 2 turistë me motor uji të fikur në det, vdes 34-vjeçari, e reja në gjendje të rëndë

Shqipëria nuk gjen qetësi: Gjenden 2 turistë me motor uji të fikur në det, vdes 34-vjeçari, e reja në gjendje të rëndë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur paraditen e sotme në detin përballë Shkëmbit të Kavajës, ku dy shtetas nga Gana me banim në Angli kanë rënë në det gjatë një lundrimi me Jet Ski.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:15, kur dyshja dyshohet se humbën kontrollin mbi mjetin lundrues gjatë manovrave,

Sipas Top Channel, një skaf i Policisë Kufitare ka ndërhyrë menjëherë dhe ka transportuar të dy personat drejt Portit të Durrësit, ku priste ekipi mjekësor.

34-vjeçari me inicialet S.O. ka ndërruar jetë, ndërsa shoqja e tij, 31-vjeçarja V.B., ndodhet në spital në gjendje shoku.

Trupi i viktimës është dërguar në morgun e Tiranës për autopsi. Ndërkohë, një grup i posaçëm hetimor është ngritur për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

Related Articles