Në Shqipëri po mban mot përvëlues.
Kjo sipas MeteoAlb, ku thuhet se temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 40 gradë Celsius
Temperaturat minimale do të lëvizin deri në 13 gradë Celsius
“Në orët e paradites mbetet nën ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta në të gjithë territorin e vendit, por orët e pasdites do të sjellin kalime vranësirash nëpër të gjithë territorin ku më të dukshme vranësirat paraqiten në zonat përgjatë shtrirjes lindore. Po ashtu do të ketë shtim të lagështirës në ajër duke bërë që i nxehti të ndjehet edhe më shumë”, thuhet në njoftimin e MeteoAlb.
“Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë në vlerat e mëngjesit, por mesdita sjell rënie më 2 -3 gradë duke luhatur vlerat ditore nga 13 gradë Celsius vlera më e ulët deri në 40 gradë Celsius vlera më e lartë në rang territori. Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 35 km/h nga drejtimi veriperëndimor; për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim 1– 2 ballë”.