Gjatë 24 orëve të fundit, në Shqipëri janë shënuar 14 raste të reja me COVID, ndërsa nuk ka vdekur asnjë person që ishte prekur me këtë virus.
Po ashtu janë shëruar edhe 33 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 271,339 që nga fillimi i pandemisë.
Numri total i të prekurve me koronavirus ka arritur në 275,191, kurse i të vdekurve është 3,496 persona