Shqipëria sot hap katër kapituj të ri në negociatat për anëtarësim në BE

Shqipëria sot hap katër kapituj të ri në negociatat për anëtarësim në BE

Shqipëria sot do të hapë edhe katër kapituj të ri, në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Presidenca Daneze e BE-se ftoi përfaqësuesit e Shqipërisë, që në praninë e Ministrave të Jashtëm të të gjitha vendeve anëtare, të hapim edhe 4 kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim.

Këta kapituj u shtohen 24 kapitujve që janë hapur në vetëm 11 muaj.

Kryeministri Edi Rama tha se ky është një ritëm rekord në procesin e integrimeve evropiane.

“Agjenda e Gjelbër dhe Ndërlidhja e Qendrueshme, mbi fusha të rëndësisë jetike, si Transporti, Energjia, Rrjetet Transeuropiane dhe Mjedisi, janë tanimë në tryezë. U vendos edhe tjetër gur kilometrik në rrugën drejt majës së Shqipërisë 2030 në BE”, deklaroi Rama.

Related Articles