Shqipëria ka fituar 1:0 ndaj Letonisë në kualifikimet për Kupën e Botës, raporton Gazeta “Enigma”.
Kristjan Asllani shënoi nga pika e bardhë në minutën e 25-të, duke i siguruar fitoren Shqipërisë.
Pas pesë xhirosh, Shqipëria zë vendin e dytë në grupin K me tetë pikë, një më shumë se Serbia por që këta të fundit kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.