Ministri i Jashtëm shqiptar, Igli Hasani, ka njoftuar se Shqipëria është zgjedhur anëtare e Bordit Ekzekutiv të UNESCO-s për periudhën 2023-2027.
Një lajm i shkëlqyer vjen nga Parisi: Shqipëria sapo u zgjodh anëtare e Bordit Ekzekutiv të UNESCO-s për periudhën 2023-2027.
“Falënderojmë të gjitha shtetet anëtare që na besuan këtë përgjegjësi të rëndësishme dhe presim të bashkëpunojmë ngushtë me të gjithë anëtarët e Bordit, në frymën e dialogut dhe konsensusit”, ka njoftuar ministri Hasani
Në këtë kontekst, është theksuar nevoja për bashkëpunim të ngushtë dhe dialog në këtë arenë ndërkombëtare të rëndësishme.
“Në një kohë kur bota është përballur me shumë sfida, ne kemi nevojë më shumë se kurrë për të investuar në paqe. Roli i UNESCO-s është më i rëndësishëm se kurrë më pare”, ka shkruar Hasani në Facebook.
Në këtë rast Hasani ka shprehur mirënjohje ndaj ambasadores Besiana Kadare dhe stafit të Ministrisë së Jashtme për kontributin e tyre të shkëlqyer në këtë rrugëtim të suksesshëm.