Një video është shpërndarë në rrjetet sociale, ku shihet Ardita Sinani, kryetare e Komunës së Preshevës, teksa i drejtohetme gjuhë të ashpër një zyrtari tjetër të kësaj komune.
Për këtë ka reaguar ish-kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, i cili ka thënë se ky është reaksioni tipik që Sinani sipas tij manifeston kur bën koalicione me Listën Serbe.
“Kur koalicionet me Listën Serbe të dalin në pah, ky është reaksioni tipik me të cilin e manifeston, fatkeqësisht tash e qe 10 vite! Është e njejta që i ka quajtur kafshë qytetarët e Preshevës; që ka sharë me familje qytetarët e Preshevës dhe po e njejta që ka kërcënuar me jetë qytetarë në Preshevë”.
“Ky është një momentum, i cili e shpërfaqë atë si është ajo në të vërtetë; dhe ja pse kurrë nuk e shihni të mbajë fjalime pa letër, ose duke folur lirshëm, sepse ajo vazhdon mbanë kurorën për paraqitjet me fotoalbume, në të kundërtën kështu do të dukej”, ka thënë Arifi.