“Shqiponja fluturon sërish”, Broja shënon gol spektakolar

“Shqiponja fluturon sërish”, Broja shënon gol spektakolar

Armando Broja rikthehet titullar dhe gjen sërish rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi u aktivizua nga minuta e parë nga trajneri Hasenhuttl, dhe zhbllokoi ndeshjen ndaj Brightonit në minutën e 30’ me një gol spektakolar.

Futbollisti shqiptar mori një pasim në hyrje të zonës, në pozicion të prirët dhe me një finte spektakolare, dribloi një mbrojtës kundërshtar, duke u vënë i vetëm me portierin, ndërsa më pas e pati të lehtë të dërgojë topin në rrjetë.

Ky është goli i tretë i Armando Brojës, që po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për Southamptonin, teksa edhe këtë herë nuk mungoi festa me shqiponjë.

Sauthempton nuk ka arritur të ruaj epërsinë e pjesës së parë pasi ndeshja është mbyllur me shifra të barabarta 1;1, ndonëse paraqitje e Brojës ishte tejet pozitive, madje pë t’u duartrokitur, shkruan Gazeta Enigma.

Related Articles