“Shqiptarët i shihni me lupë, për serbët i mbyllni sytë” – aksion simbolik në Bujanoc  ndaj shkeljeve të të drejtave

“Shqiptarët i shihni me lupë, për serbët i mbyllni sytë” – aksion simbolik në Bujanoc  ndaj shkeljeve të të drejtave

Ish- kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu, ka bërë të ditur se sot kanë realizuar një aksion simbolik para stacionit policor në Bujanoc dhe para Gjykatës Themelore.

“Shqiptarët i shihni me lupë ndërsa për serbët i mbyllni sytë!”, ishte mesazhi që u vendos para këtyre dy institucioneve.

“Sot realizuam aksione simbolike para stacionit policor në Bujanoc dhe para Gjykatës Themelore në Bujanoc. Për një koment në facebook një shqiptar nga Bujanoci u dënua me qindra mijëra dinarë dhe me një muaj paraburgim, ndërsa ky standard nuk vlejti kur një serb kërkoj zola për ta bombarduar ndërtesën e KKSH”, shkroi Lutffiu.

Ai ka shtuar se shqiptari u dënua me pretekstin e “intolerancës kombëtare”, ndërsa sipas Lutfiut, ky standard nuk vlejti për zyrtaren policore nga Medvegja e cila na quajti “minjë”.

“Prandaj, Alo Policia, Alo Prokuroria ishte thirrja jonë sot!”, ka shkruar Lutfiu.

Related Articles