Jusuf Enuzi- Koka i cili më 6 korrik gjatë protestave të organizuara nga opozita maqedone kundër propozimit francez shtiu me armë në ajër pranë turmës së protestuesve është dënuar me 4 muaj burg.
Nga Gjykata Penale e Shkupit njoftojnë se Jusuf Enuzi është dërguar në arrest shtëpiak deri sa të bëhet i plotfuqishëm vendimi i shkallës së parë, shkruan Klanmacedonia.
Enuzi qëndroi 8 ditë në paraburgim, derisa ndaj tij ishte ngritur padi penale për “nxitje të rrezikimit të përgjithshëm.
Kujtojmë se të shtunën kuvendi i Maqedonisë së Veriut votoi propozimin francez, gjë që i hapi rrugë çeljes së negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian bashkë me Shqipërinë.