Një shqiptar është vrarë para disa ditësh në Gjermani.
Sipas gazetës gjermane Bild, 27 vjeçari është vrarë me plumb në kokë nga një shqiptar tjetër.
Raportohet se ngjarja tragjike ka ndodhur më 25 nëntor në Holstentherme në Kaltenkirchen, rreth 40 kilometra larg Hamburgut.
I riu shqiptar thuhet se ishte i përfshirë në aktivitete kriminale.