Shqiptari var veten në burg në Itali natën e Vitit të Ri

Shqiptari var veten në burg në Itali natën e Vitit të Ri

Një shqiptar i dënuar me burg në Itali i ka dhënë fund jetës, duke u vetëvarur.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur natën e Vitit të Ri në burgun e Salernos.

Lajmi është bërë me dije nga autoritetet e burgut.

I riu shqiptar 29 vjeç, identiteti i së cilit nuk bëhet me dije nga mediat italiane, ishte dënuar me vendim të formës së prerë dhe e përfundonte dënimin në vitin 2023.

Autoritetet italiane kanë thënë se ngjarja ka ndodhur pas mesnatës, kurse e kanë gjetur trupin e vdekur të shqiptarit kur po bënin kontroll në dhoma.

Shqiptari është dërguar menjëherë në spital, por se përpjekjet për ta sjellë sërish në jetë kanë rezultuar të kota.

Ai ishte i vetëm në qeli, kur edhe ka kryer vetëvrasjen. Duket se qëndrimi vetëm ka ndikuar në këtë veprim të tmerrshëm të ndërrmarrë nga shqiptari.

Autoritetet po ashtu kanë deklaruar se rritja e numrit të vetëvrasjeve në burgjet e Italisë tregon plagët e rënda sociale në vend./Gazeta Enigma/

Related Articles