Shqiptarin në Itali e largojnë nga lokali, kthehet me hanxhar dhe sulmon pronarin

Shqiptarin në Itali e largojnë nga lokali, kthehet me hanxhar dhe sulmon pronarin

Një debat banal ka rrezikuar të përfundojë në një tragjedi në lokalin “Jolly Blu” në zonë e Vertallas në Itali.

Protagonist ishte një shtetas me origjinë shqiptare, i cili gjatë pasdites të së dielës kishte shkuar në ambientet e lokalit për të konsumuar një pije me një mikun e tij.

Mediat italiane shkruajne se shqiptari në gjendje të dehur ka ngacmuar klientët e lokalit dhe pronari i lokalit Cristian Dolci i ka kërkuar të largohet.

Burri u largua nga kangjellat e lokalit dhe në largim e sipër hoqi pantallonat dyke u treguar organet gjenitale të pranishmëve.

Pasi bëri gjestin, burri u largua. Pas rreth dy orësh, burri u kthye në klub me një hanxhar dhe sulmoi pronarin e lokalit.

Fatmirëisht pronari italian iu shmang sulmit dhe duke e goditur me një karrige iu kundërpërgjigj shqiptarit, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije.

E gjithë skena ka qenë e filmuar nga kamerat e lokalit, duke bërë që agresori të identifikohet nga policia.

Related Articles