Shqiptarja Sindi Mullaj flet nga Riadi: Intensifikohen sulmet iraniane, dy viktima të raportuara

Shqiptarja Sindi Mullaj flet nga Riadi: Intensifikohen sulmet iraniane, dy viktima të raportuara

Në emisionin “Diaspora”, në Klan Kosova, u inkuadrua shqiptarja nga Arabia Saudite, Sindi Mullaj, ku foli për situatën aktuale, pas sulmeve të Iranit.

Sindi, që jeton tash e sa vite në Riad, njoftoi se sulme ka vazhdimisht, ku si pasojë, dy qytetarë edhe u vranë.

“Ka patur dy viktima që kanë qëlluar kur kanë pritur dronët, raketën, copat e tyre kanë rënë mbi një zonë të banuar në Riad, dhe natyrisht kjo është një gjë për t’u preokopuar. Por përvec këtyre nuk pati fatmirësisht të tjera dhe situata po vijon normalisht”, tha ajo.

Madje ajo thotë, se numri i raketave nga Irani në drejtim të Riadit, janë intensifikuar shumë ditëve të fundit,

“Ka pasur shumë goditje, mbi 95 ka qenë para dy ditëve, por që nën zonën ku jetojmë është në rregull. Falë Zotit këtu sistemi i mbrojtjes është i sofistikuar dhe po shkatërrohen shumica prej tyre”, deklaroi Mullaj.

Related Articles