Shqiptarja u vetëvra pas bullizimit në Tik-Tok, flet burri i 41-vjeçares: Dyshojmë te kushërira

Të tjera detaje kanë dalë për vetëvrasjen e 41-vjeçares Bedrie Loka në Durrës, pas bullizimit të vazhdueshëm që i bëhej në Tik Tok dhe në ambientet e fasonerisë ku punonte.

Korrespodentja e Euronews Albania në Durrës, Kloida Gjuzi, është shprehur se bashkëshorti i 41-vjeçares, nënë e 4 fëmijëve, në dëshminë e tij në polici ka thënë se dyshojnë se në këtë histori të ketë gisht kushërira e parë e viktimës.

Sipas tij, dyshohet se fotografitë e 41-vjeçares që mbeti viktimë, janë shpërndarë në Tik Tok nga kushërira e të ndierës.

“Një dëshmi e dhënë nga ana e bashkëshortit të së ndjerës, i cili është punëtor sezonal në Greqi, por që ishte bashkuar me gjirin e familjes natën e ndërrimit të viteve, ka thënë se gisht në këtë ngjarje mund të ketë edhe kushërira e parë e të ndjerës.

Ai tha se dyshonte se fotot janë shpërndarë nga kushërira e të ndjerës. Na është konfirmuar se kemi një denoncim në Policinë e Durrësit.

Këtë detaj e ka thënë edhe bashkëshorti i së ndjerës, i cili ka thënë se është kthyer për festat e fundvitit edhe për të dërguar në organet ligjzbatuese të gjitha provat që ishin kundër bashkëshortes së tij”, tha Gjuzi. /euronews.al

Related Articles