Shqiptarja Verona Alili e ka dizajnuar fanelën e bardhë të Arsenalit

Shqiptarja Verona Alili e ka dizajnuar fanelën e bardhë të Arsenalit

Arsenal dhe Adidas i kërkuan Verona Alilit që ta dizajnojë fanellën e veçantë të fushatës kundër krimit me thikë (‘No More Red’).

“Arsyeja pse isha në Arsenal është të kryeja kursin për shkenca sportive. Tre muaj para se ta përfundoja, mësuesit panë që po shkëputesha, isha e pa interesuar, dhe kur ata flisnin unë shkarravitja në letër. Ata më thanë: pse të mos e angazhojmë një mësues dizajni që të vij të punoj me ju?”, ka thënë Alili për mediumin e Arsenalit.

Për gjashtë javë, ajo punoi me Reuben Dangoor, dizajner shumë i famshëm. Pas një mundi të madh, rezultati u arrit, dhe këtë fanellë veç Veronës, e veshi edhe ish futbollisti Arsenalit Ian Wright, aktori Idris Elba dhe gjithë futbollistët e Arsenal në ndeshjen e FA Cup kundër Nottingham Forest./Gazeta Enigma/

Related Articles