Shqiptohen katër gjoba nga Agjencia e Ushqimit për mosrespektim të masave antiCOVID

Shqiptohen katër gjoba nga Agjencia e Ushqimit për mosrespektim të masave antiCOVID

Katër gjoba janë shqiptuar për mosrespektim të masave anti-COVID-19, në komunën e Vushtrrisë.

Zëdhënësi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), Lamir Thaçi, ka treguar në detaje për Albanian Post rreth shqiptimit të këtyre gjobave.

“Inspektorati Sanitar i angazhuar në mbikëqyrjen e respektimit të masave COVID 19 nëpër Qendrat e Vendvotimeve në Bashkoordinim me Policinë e Kosovës kanë shqiptuar katër gjoba për personat fizik për mosrespektimin e masave bartja e maskës në dy Qendra të vendvotimeve”, ka thënë Thaçi.

Ndërkaq, në këtë raund të zgjedhjeve lokale, në 21 komuna ku do të zhvillohet balotazhi të drejtë vote kanë gjithsej 1 milion 260 mijë e 571 votues, apo 624 mijë e 887 votues më pak krahasuar me numrin e votuesve të certifikuar në raundin e parë të zgjedhjeve të mbajtura më 17 tetor në 38 Komuna të Kosovë. /Gazeta Enigma/.

Related Articles