Në klinikat COVID-19 dhe në spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar nga COVID-19 1,043 pacientë, 69 pacientë më pak krahasuar me ditën e enjten.
64 pacientë janë duke marrë trajtim intensiv, në gjendje të rënduar shëndetësore.
Në klinikat COVID-19 të QKUK-së, në trajtim janë 377 pacientë, 38 më pak se ditën e kaluar.
Nga numri i tyre, 372 të konfirmuar me COVID-19, 328 me oksigjeno-terapi.
Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 666 pacientë, 31 më pak se një ditë më parë. Prej numrit të përgjithshëm, 553 të konfirmuar me COVID-19 pozitivë dhe 534 me oksigjeno-terapi.
Numri i pacientëve sipas klinikave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme
Klinika Infektive, 92 pacientë
Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive), 94 pacientë
Klinika Infektive III ( Interno), 67 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 82 pacientë
Mjekimi Intensiv COVID-19 dhe Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive 26 pacientë
Klinika e Gjinekologjisë, 13 pacientë
Klinika e Pediatrisë, 3 pacientë
Spitali i Prizrenit, 139 pacientë
Spitali i Gjakovës, 79 pacientë
Spitali i Pejës, 192 pacientë
Spitali i Gjilanit, 96 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 27 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 62 pacientë
Spitali i Ferizajt, 71 pacientë.