ShSKUK: Në 7 spitalet e përgjithshme në Kosovë nuk ka asnjë pacientë me COVID-19

ShSKUK: Në 7 spitalet e përgjithshme në Kosovë nuk ka asnjë pacientë me COVID-19

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar se në 7 spitalet e përgjithshme në vend nuk ka pacientë me COVID-19.

Por, 10 pacientë janë duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku prej tyre 4 janë pozitiv me COVID-19, ndërsa 6 të tjerë post-COVID.

Njoftimi i plotë:

ShSKUK: 7 spitalet e përgjithshme nuk kanë pacientë me COVID-19

Bazuar në raportet e datës 29 mars 2022, në 7 spitalet e përgjithshme nuk ka pacientë të shtirë  me COVID-19.

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në trajtim janë 10 pacientë, prej tyre 4 të konfirmuar me COVID-19 dhe 6 pacientë post- COVID-19.

Me oksigjeno-terapi janë 5 pacientë, kurse në Mjekim Intensiv po trajtojhen 2 pacientë.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 7 pacientë

Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 2 pacientë

Klinika e Neonatologjisë, 1 foshnje./Gazeta Enigma/

Related Articles