ShSKUK njofton se 11 pacientë me COVID po trajtohen nëpër spitale

ShSKUK njofton se 11 pacientë me COVID po trajtohen nëpër spitale

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka bërë të ditur të premten se 11 pacientë po trajtohen nga COVID-19 në klinikat COVID në QKUK dhe spitalet e përgjithshme.

Sipas njoftimit, 7 pacientë janë të konfirmuar me COVID-19 dhe 4 post-COVID.

Me oksigjeno-terapi janë 6 pacientë, kurse në Mjekim Intensiv po trajtohen 2 pacientë.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme: Klinika Infektive, 6 pacientë, Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 2 pacientë, Klinika e Pediatrisë, 1 pacient dhe Spitali i Gjakovës, 2 pacientë.

Related Articles