ShSKUK: Për 9 muaj u kursyen 1.5 milion euro në furnizim me oksigjen

ShSKUK: Për 9 muaj u kursyen 1.5 milion euro në furnizim me oksigjen

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës njoftoi se për 9 muaj ka kursyer mbi 1.5 milion euro në furnizim me oksigjen. Sipas SHSKUK-së, këto kursime u mundësuan falë investimeve të bëra në QKUK dhe spitalet përgjithshme për instalim të rezervuarëve të oksigjenit.

Kështu bëhet e ditur se u mundësua furnizimi me oksigjen të lëngshëm dhe u hoqën nga përdorimi cilindrat (bombolat e oksigjenit) të cilat kanë shkaktuar, siç u tha, shpenzime shumë më të mëdha.

“Furnizimi ka qenë më i vështirë, sidomos në spitalet e përgjithshme që nuk kanë pasur rezervuare të furnizimit të lëngshëm me oksigjen. Në një raport/analizë të shpenzimeve të oksigjenit të lëngët për periudhën 9 mujore të vitit 2021 (janar-shtator 2021) rezulton se vetëm në spitalet e përgjithshme janë shpenzuar rreth 900 mijë L oksigjen (e shprehur në vlerë financiare rreth 400 mijë Euro)”.

“Nëse nuk do të ishin instaluar cryo-tanket, ShSKUK do të shpenzonte rreth 2 milion euro për oksigjen të gazët me bombola, pra vetëm për 9 muaj në spitalet e përgjithshme (pa llogaritur fare këtu QKUK) pra, janë kursyer mbi 1.5 milion Euro në furnizimet me oksigjen.” thuhet në një postim në Facebook të SHSKUK-së.

Tutje shpjegohet se këto kursime u mundësuan edhe falë zgjerimit me oksigjen qendror në dhomat e pacientëve si në QKUK, ashtu edhe në spitalet e përgjithshme.

“ShSKUK ka instaluar rezervuarët për furnizim me oksigjen të lëngët në të gjitha spitalet e përgjithshme, ndërkohë ka rritur kapacitetet edhe në QKUK. Nga kapaciteti 20 ton që kishte në QKUK, tashmë ka 35 ton, kurse në spitalet e përgjithshëm që nuk kishte fare, tashmë ka kapacitet për furnizim me 55 ton me oksigjen të lëngshëm”./Gazeta Enigma/

Related Articles