Manchester Unitedin ka pësuar humbje shokuese nga Copenhaga me rezultat 4-3 në kuadër të rrethit të katërt të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.
Pas vetëm tre minutash lojë, Djajtë e Kuq kaluan në epërsi me golin e Rasmus Hojlund, që u asistua prej Scott McTominay.
Hojlund (28’) ishte sërish realizatori, ndërsa Alejandro Garancho asistoi për danezin për rezultatin 2-0.
Në minutën e 42-të, United mbeti me dhjetë lojtarë në fusgë, pasi Marcus Rashford u ndëshkua direkt me karton të kuq.
Në minutën e 45-të filloi rikthimi i vendasëve, që realizuan për 2-1 me anë të Mohamed Elyounoussi, që u asistua prej Goncalves.
Për 2-2 shënoi Goncalves në minutën e 45+9-të nga penalltia, për të elektrizuar atmosferën në stadium.
Por, pjesa e dytë ishte edhe më tragjike, me Man United që pësoi humbje shokuese.
Në minutën e 69-të, skuadra angleze fitoi një penallti dhe nga pika e bardhë i saktë u tregua Bruno Fernandes.
Por, vendasit ia dolën që sërish t’i barazonin shifrat në 3-3, me Lukas Lerager që shënoi në minutën e 83-të, duke filluar edhe rikthimin.
Pas vetëm katër minutash, Copenhagen realizoi golin e triumfit me anë të Roony Bardghji, për të shkaktuar një moment shokues për skuadrën angleze.
Me këtë fitore, Manchester United është tani në vendin e fundit me tri pikë, nëntë më pak se lideri Bayerni, Galatasaray dhe Copenhagen me katër sosh.