Shtatë infektime të reja me COVID-19 në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri bën me dije se në 24 orët e fundit janë kryer 2,907 testime nga të cilat ka rezultuar pozitiv me COVID-19 shtatë persona.

Aktualisht janë 55 pacientë aktivë me coronavirus në të gjithë vendin ndërsa Tirana numëron numrin më të lartë, përkatësisht 23 raste.

Të gjitha qarqet e tjera numërojnë më pak se nga 10 raste ndërsa nga edhe qarqe që nuk kanë më asnjë person të infektuar me COVID-19.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 3 pacientë ndërsa 4 persona janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit.

Ndonëse Shqipëria prej disa javësh po njeh një situatë në përmirësim, pandemia e COVID-19 ka shkaktuar 2 456 viktima.

Related Articles