Izraeli ka sulmuar së fundmi edhe kryeqytetin e Sirisë, Damaskun.
Nga ky sulm shtatë persona kanë mbetur të vdekur.
Sipas ministrisë siriane të Mbrojtjes, shtatë persona, përfshirë gra dhe fëmijë, janë vrarë, raporton BBC, transmeton Gazeta Enigma.
Ekipet e shpëtimit janë ende në kërkim të të mbijetuarve nën rrënoja, ka bërë të ditur ministria. Ndërtesa e goditur nga sulmi është në lagjen Mazzeh të Damaskut, e cila është shtëpia e ambasadave dhe selive të sigurisë, sipas ministrisë së Mbrojtjes. /Gazeta Enigma
Shtatë persona humbën jetën nga sulmi izraelit në kryeqytetin sirian, Damask
