Trimor Lalinovci, është personi i fundit i dënua me burgim të përjetshëm në Kosovë.
Dënim ky të cilin e kishte marr nga Gjyaka e Ferizajt për vrasjen e një personi, trupin e të cilit e kishte hedhur në një prrockë e më pas e kishte djegur.
Mirëpo këtë dënim atij ja kishte zbutur Gjykata e Apelit, duke ja ulur kohën e vuajtjes në burg me 30 vite.
Ndryshe, dënimi me burgim të përjetshëm në Kosovë është i lejuar që na janari i vitit 2013.
Që nga ajo kohë sipas të dhënëve të Këshillit Gjyqësorë të Kosovës, me burgim të përjetshëm janë dënuar në Kosovë 7 persona.
I tillë është edhe një rast që është shtënë nga Gjykata e Prizrenit.
Avokat Fehmije Gashi-Bytyçi tregon një rast kur ishte vendosur për burgim të përjetshëm.
“Kanë qenë dy shkrepje. Dy plagosje dhe një vrasje. Njëri plumb ka qenë tej shkues. Personit që i ka tejshkuar plumbi ka shpëtuar ndërsa personi tjetër ka pësuar”, tha për RTV Dukagjinin, avokatja Fehmije Gashi-Bytyçi.