Policia e Kosovës me urdhër të Prokurorisë Speciale dhe në bashkëpunim me autoritetet italiane dhe ato të Shqipërisë ka zhvilluar më 17 maj një aksion kundër trafikimit të narkotikëve në Lipjan, i cili rezultoi me konfiskimin e 400 kg kokainë dhe arrestimin e shtatë të dyshuarve.
Seanca ndaj të dyshuarve do të mbahet sot duke filluar nga ora 10:30, në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
Lidhur me këtë rast, policia ka kryer bastisje në disa lokacione të vendit, ku ka gjetur dhe sekuestruar dy revole, një TT dhe një me gaz, 25 mijë e 925 euro para të gatshme, 200 denarë MK, një veturë, 6 telefona celularë, dy laptopë, katër DVR dhe një Hard Disk.
Kokaina e konfiskuar dyshohet se ka ardhur nga Brazili, e fshehur në pakot e produkteve të mishit.