Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit shtatë pacientë me COVID-19 kanë humbur jetën teksa janë regjistruar edhe 629 raste të reja.
Gjatë këtyre orëve janë shëruar 441 qytetarë.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 153 pacientë, nga të cilët 19 janë në gjendje më të rënduar./Gazeta Enigma/