Ish-punonjësi i policisë se Lezhës, Kol Kola është dënuar me shtatë vite heqje lirie, për ngacmimin seksual ndaj një të mitureje.
63-vjeçari u gjet fajtor për veprën penale “Ngacmim seksual” duke i dhënë dënimin maksimal, ndërsa për veprën penale “Kryerja e veprimeve ose dhënia e urdhrave arbitrare” mori pafajësi, pasi gjykata doli në konkluzionin se nuk ka element të veprës penale.
Ai ka përfituar nga ulja e 1/3 së dënimit, duke u dënuar me 4 vite e 8 muaj burg.
Ngjarja ka ndodhur në maj të vitit 2021, kur Kolë Kola ka shfrytëzuar rastin që e mitura ka qenë e pashoqëruar nga persona madhorë, e mashtroi se do ta shoqëronte në Komisariatin e Policisë dhe e ka dërguar në një banesë në qytetin e Lezhës. Aty dyshohet se ka kryer veprime të turpshme, duke tentuar gjithashtu të kryejë marrëdhënie seksuale.
E mitura fatmirësisht ka mundur qe te largohet nga banesa. 13-vjeçarja u ka treguar familjareve te saj dhe këta te fundit kane bere menjëherë denoncim në polici. Policia e Lezhës ka nisur hetimet për këtë ngjarje te rende, ku janë siguruar edhe pamje filmike dhe është arritur në përfundim se është e vërtetë që polici ka tentuar ta përdhunojë të miturën./Tch/.