Shtatorja e Fadil Vokrri do të vendoset në parkingun e stadiumit

Shtatorja e Fadil Vokrri do të vendoset në parkingun e stadiumit

Punimet për vendosjen e shtatores së Fadil Vokrrit para stadiumit në Prishtinë po vazhdojnë. Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve tashmë ka vendosur për lokacionin e shtatores.

Pas shumë polemikave e debateve, është vendosur që të ndahet një pjesë e parkingut të veturave, në pjesën perëndimore të stadiumit për shtatore. Djali i legjendës Fadil Vokrri, Gramozi thotë se familja e tij nuk është konsultuar për përzgjedhjen e lokacionit.

Nuk kemi pas kurrfar konsulte sa i përket lokacionit. Ndoshta nuk është vendi më i përshtatshëm, por ne jemi të lutur që më në fund u bë. Nuk kemi njoftim zyrtar por mendoj se shtatorja do të zbulohet më 9 qershor” deklaroi Vokrri për Indeksonline.

Ministria e Sportit në bashkëpunim me Federatën e Futbollit të Kosovës po planifikon që në tre vjetorin e vdekjes së Fadil Vokrrit të organizojë ceremoni për të zbuluar shtatoren. Vokrri vdiç më 9 qershor 2018, në moshën 57 vjeçare pas një sulmi në zemër.

Related Articles