Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj ka deklaruar se shtatorja e ish-presidentit historik Ibrahim Rugova, do të vendoset dhe në Prizren.
“Shtatorja e Presidentit Rugova në “Sheshin e Lidhjes” do të formoj arkitekturën historike dhe vlerave të mëdha kombëtare, që bartë qyteti i Lidhjes së Prizrenit”, ka shkruar Selmanaj në faqen e tij të Facebook-ut, përcjell Klankosova.tv.
“Faleminderit për projektin ideor, të punuar në mënyrë shumë profesionale nga arkitektja prizrenase Ajlin Shishko”.
Ditë më parë, një shtatore e Rugovës u vendos edhe në Podujevë, pikërisht në Parkun e Qytetit.