Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar të martën planet e presidentit Donald Trump për të mbajtur një takim virtual të mërkurën me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe aleatët evropianë, sipas CBS.
Zyra e Zelenskyt e ka konfirmuar gjithashtu këtë takim.
Telefonata do të zhvillohet përpara samitit të Trumpit me Putinin të premten.
Kërkesa për takim virtual me presidentin Trump është paraqitur të hënën nga Gjermania.