Pas rrahjes së të moshuarës në Shtëpinë e Pleqve në Pejë nga infermierja ka reaguar edhe institucioni, që është qendër private.
Menaxherja e këtij institucioni tha se kemi urdhër të mos flasim për rastin deri në orën 19:00 ku do të ketë edhe deklarim për media.
“Si institucion ne do të bashkëpunojmë me policinë dhe kemi urdhër që të mos flasim më shumë për rastin deri në ora 19:00 ku do të ketë edhe deklarim për media”, ka deklaruar menaxherja e Qendrës.
Policia e Kosovës njoftoi se janë arrestuar dy vajza, pasi në rrjetet sociale u shpërndanë pamjet, ku një grua në Shtëpinë e të Moshuarve në Pejë torturohet e rrahet nga një infermiere, derisa dikush afër saj qesh dhe e incizon.